Zidane: PSG mund ta eliminojë Barcelonën

Sporti

Zidane: PSG mund ta eliminojë Barcelonën

Më: 20 prill 2015 Në ora: 22:36

Zinedine Zidane ka dhënë një deklaratë mjaft të papritur duke thënë se skuadra franceze, PSG ka të gjithë kapacitetin e duhur për të eliminuar Barcelonën nga Liga e Kampionëve.

Zinedine Zidane ka thënë se PSG ka gjithçka që duhet për të bërë të papriturën, ta eliminojë Barcelonën nga Liga e Kampionëve.

“Do të jetë shumë e vështirë për PSG-n të shënojë tre gola në Camp Nou”, tha Zidane.

“Ata duhet të shënojnë tre gola pasi është një gjë që duhet bërë. Dhe, unë mendoj se ata mund ta arrijnë të bëjnë një gjë të tillë. Ata kanë lojtarë të kualitetit të lartë, janë shumë efektiv dhe gjithçka është e mundur në këtë takim”.

“Do të jetë sfidë e vështirë, por shpresoj që mund të arrijnë këtë gjë”, përfundoi Zidane fjalët e tij për reporterët.

Përndryshe, Barcelona arriti të shënojë fitore në takimin e parë në Francë me rezultat 3-1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat