Ronaldo, shumë afër rekordit më të madh në karrierën e tij

Sporti

Ronaldo, shumë afër rekordit më të madh në karrierën e tij

Më: 20 prill 2015 Në ora: 21:10

Cristiano Ronaldo është duke iu afruar çdo ditë e më shumë rekordit më të madh në karrierën e tij, atë të golashënuesit më të mirë në historinë e Real Madridit.

Cristiano Ronaldos i duhen edhe shumë pak gola që të bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e skuadrës së Real Madridit.

Ronaldo arriti që në takimin ndaj Malagës të shënojë dhe golin e tij të 301-të me fanellën e Real Madridit. Para tij janë Di Stefano me 308 gola dhe Raul me 323 gola.

Sidoqoftë, Di Stefano e arriti atë shifër duke luajtur 396 ndeshje, teksa Rauli për të shënuar 300 gola është dashur të luajë plotë 741 ndeshje me Realin. Ronaldo ka shënuar 300 gola në vetën 288 ndeshje me skuadrën e Los Blancos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat