​Vazhdon interesimi i Arsenalit për Schneiderlinin

Sporti

​Vazhdon interesimi i Arsenalit për Schneiderlinin

Më: 20 prill 2015 Në ora: 20:58

Skuadra e Arsenal që një kohë të gjatë është duke e ruajtur interesimin për mesfushorin e skuadrës së Southampton, Morgan Schneiderlin.

“Daily Star” ka raportuar të hënën se “Gunners” në verë pritet të bëjë ofertë zyrtare për futbollistin 25-vjeçar. Ndërsa shuma që do të ofrojnë besohet të jetë 20 milionë euro.

Kontrata e mesfushorit Morgan Schneiderlin me Southampton është deri në vitin 2017. Pjesë e kësaj skuadre francezi është prej vitit 2008. Ndërsa ai ka luajtur edhe për skuadrën e Strasbourg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat