Benzema mungon ndaj Atleticos

Sporti

Benzema mungon ndaj Atleticos

Më: 20 prill 2015 Në ora: 20:19

Sulmuesi francez, Karim Benzema është lojtari i fundit që i është bashkuar listës së lojtarëve të lënduar të cilët do të mungojnë për Los Blancos në takimin ndaj Atletico Madridit.

Sipas raportit të bërë nga goal.com, mësojmë se Karim Benzema edhe zyrtarisht do ta humbasë derbin kundër Atletico Madridit.

Kjo është një goditje shumë e madhe për skuadrën e Ancelottit, pasi dihet që për takimin ndaj Atleticos do të mungojnë edhe Modric, Marcelo dhe Bale.

Përndryshe, francezi e humbi edhe takimin e vikendit që skuadra e Real Madridit arriti ta fitojë ndaj Malagës me rezultat 3-1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat