Atletico nuk do të kërkojë hakmarrje ndaj Realit

Sporti

Atletico nuk do të kërkojë hakmarrje ndaj Realit

Më: 20 prill 2015 Në ora: 19:52

Raul Garcia thotë se Atletico Madridi nuk do të kërkojë hakmarrje ndaj Real Madridit në duelin e të mërkurës mbrëma në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Los Rojiblancos pësuan në finalen e edicionit të kaluar nga rivali lokal, me të cilin ndeshen në çerekfinalen e sivjetme.

“Ne nuk jetojmë në të kaluarën. Padyshim se do të donim ta kishim fituar atë finale, por ky është një duel tjetër, një sezon tjetër dhe ne mendojmë vetëm për këtë”.

“Skuadra është në një nivel të mirë dhe ne do të shkojmë me një qëndrim pozitiv për të luajtur në Santiago Bernabeu”, ka thënë mesfushori spanjoll për AS.

Takimi i parë i zhvilluar në Vicente Calderon përfundoi pa gola, ashtu që Los Blancos duhet të fitojnë për të qenë të sigurt që të vazhdojnë në gjysmëfinale, pasi çdo barazim me gola e kualifikon Atleticon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat