Vëllaznimi shpreson t’i shmanget edhe barazhit

Sporti

Vëllaznimi shpreson t’i shmanget edhe barazhit

Nga: Kemajl Goca Më: 20 prill 2015 Në ora: 19:22

Rritet edhe më shumë motivi te skuadra e Vëllaznimit nga Gjakova pas pikës së fituar në ballafaqim me Prishtinën. Gjakovarët janë të gëzuar për barazimin 0:0 në kryeqytet dhe tash pretendojnë të ngjiten edhe më lartë në klasifikim. Skuadra me renome gjakovare aktualisht është në vend të tetë me 27 pikë, ka dy më pak se i shtati Drenica dhe një më shumë se Istogu, që renditet i nënti, ky pozicion shpie në barazh.

Kapiteni i Vëllaznimit, Robert Gjeraj, vlerëson shumë pikën e fituar në Prishtinë, duke thënë se kjo është një frymëzim për sfidat e ardhshme për të varguar rezultate edhe më të mira dhe të janë edhe më mirë në renditjen e Raiffeisen Superligës së Kosovës. Futbollisti tha se një pikë e importuar nga kryeqyteti është në momentin e duhur dhe që i jep edhe më shumë forcë para sfidës me kryesuesin e renditjes, Feronikeli nga Drenasi.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat