Limani: Për ne Kupa mbetet sekondare!

Sporti

Limani: Për ne Kupa mbetet sekondare!

Nga: Kemajl Goca Më: 20 prill 2015 Në ora: 19:20

Sa vjen e afrohet fundi i kampionatit në Raiffeisen Superligën e Kosovës gjithnjë e më dramatike bëhet lufta për titull si dhe ajo për ekzistencë. Drita nga Gjilani është në vendin e nëntë me 26 pikë, ndërsa është edhe në çerekfinalen e Kupës së Kosovës, e cila të mërkurën ndeshet me Feronikelin.

Futbollisti gjilanas, Mensur Limani, tha se ishin të pafat në ndeshjen me Hajvalinë, ku pësuan humbje si mysafir me rezultat 2:1. “Pozita e tashme nuk është aspak reale sidomos duke u bazuar në ndeshjet çfarë i kemi bërë deri më tash. Humbja me Hajvalinë gjithsesi mund të them se ishim të pafat, ngase të pësosh gol në minutën e tretë shtesë, nuk mund ta quaja ndryshe”, tha Limani për gazetën kombëtare “Bota sot”.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat