Bee: Do të bëhem pronar i Milanit këtë të dielë

Sporti

Bee: Do të bëhem pronar i Milanit këtë të dielë

Më: 20 prill 2015 Në ora: 19:06

Bee Taechaubol u ka thënë të gjithë tifozëve të skuadrës së Milanit se gjatë kësaj të diele ai do të nënshkruajë marrëveshje përfundimtare që do ta bëj atë pronar të ri të skuadrës italiane.

Miliarderi Bee Taechaubol, u ka thënë përkrahësve të Milanit, se në shtatë ditët e ardhshme, do të nënshkruajë kontratë që do ta bëjë atë pronar të klubit me traditë në Itali.

Bee të dielën e ardhshme do të udhëtojë në Itali, për të nënshkruar një marrëveshje nga e cila do të ketë pjesën më të madhe të aksioneve.

“Të dielën e ardhshme unë do të jem në Milano, për të mbyllur marrëveshjen”, ka thënë Bee për La Repubblica.

Taechaubol që njihet si Mr Bee, si fillim do t’i marr vetëm 20 për qind të aksioneve, ndërsa pas 12 muajsh, edhe 45 për qind tjerë, që me 65 për qind, do ta bëjnë aksionarin më të madh te Milani.

Ardhja e Bee ka ngjallë shpresa të Rossonerët, që një ditë të shohin skuadrën e tyre atje ku e ka vendin, në majat e futbollit italian dhe botërorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat