Armando Duka: Ndeshja Serbi-Shqipëri nuk do riluhet, na takon fitorja. Platini s’është fajtor, na ka ndihmuar

Sporti

Armando Duka: Ndeshja Serbi-Shqipëri nuk do riluhet, na takon fitorja. Platini s’është fajtor, na ka ndihmuar

Më: 20 prill 2015 Në ora: 09:36

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka dha një shpjegim të gjatë për “Ora Skaner” pas seancës gjyqësore që u mbajt pak ditë më parë në Lozanë të Zvicrës.

Sipas tij, “pala shqiptare është optimiste për një rezultat pozitiv”.

Duka tha se “Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë ka një autoritet që njihet në mbarë botën dhe një vendim ndryshe nga dy shkallët e gjykuara më parë, pritet të merret para qershorit”.

Edhe pse ka ende kohë për të parë vendimin e plotë të zbardhur nga KAS, Duka tha se “një gjë është e sigurt, që ndeshja Serbi-Shqipëri nuk do të përsëritet. Çdo vendim mund të ndodhi, por përsëritje ndeshjeje nuk ka. Madje as ndarja e fajit në dysh. Fajin e ka njëra palë. Nëse Serbia është përgjegjëse, këtë e vërteton edhe dënimi. Nuk e ndërpremë ne lojën, e ndërpreu arbitri, edhe nga vetë dëshmia e tij kjo rezulton. Ne duhet ta fitojmë, duhet ta fitojë futbolli dhe duhet të dënohen huliganët”, deklaroi Duka mbrëmjen e së dielës në emisionin “Ora Skaner”.

Në seancën gjyqësore që u zhvillua në Lozanë, për palën shqiptare dëshmoi kapiteni i skuadrës, Lorik Cana dhe më pas trajneri Xhani De Biasi e mbrojtësit ligjorë.

Gjatë bisedës televizive tw drejtuar nga gazetari Gerti Çarçani, Duka pohoi se “gishti nuk duhet të drejtohet nga president i UEFA-së, Mishel Platini për vendimin e marrë në dy shkallët e para.

Sipas Dukës: “presidenti i UEFA-s e ka bërë mirë punën e tij. Shumë mendojnë se ai është fajtor, por raportet institucionale me presidentin, duhet të jenë të mira. Kemi bërë projekte më shumë se fqinjët tanë, edhe nga Serbia dhe ne duhet të vazhdojmë të kemi marrëdhënie të mira”, deklaroi Duka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat