Eredivisie, ndalen Feyenoord dhe Ajaxi

Sporti

Eredivisie, ndalen Feyenoord dhe Ajaxi

Më: 19 prill 2015 Në ora: 22:29

E dielë e zezë për Feyenoord dhe Ajax që nuk arritën të fitojnë sfidat e tyre duke lejuar ndjekësit të afrohen me to në renditje. Në Roterdam skuadra e Fred Ruten u mund në mënyrë surpriza nga Go Ahead Eagles që i dha vetes një shans për shpëtimin me këtë sukses të rëndë. Miqtë tyriumfuan falë një goli të realizuar në minutën e 72-të nga Reimerink që gjeti të hapur mbrojtjen vendase. Feyenoord kërkoi barazimin dhe ju afrua atij në minutën e 90-të, kur për cështje centimetrash nuk gjeti golin. Situatë e ngjashme dhe për Ajax, që të paktën nuk doli pa pikë nga ndeshja shtëpiake me Nac Bredën që gjithashtu renditet në vendet e fundit. Harkëtarët e dominuan sfidën por nuk arritën të gjejnë golin e fitores dhe pse në pjesën e dytë goditën dhe shtyllën. Ndërkohë në ndeshjet e tjera të Eredivisie u regjistruan këtë rezultate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat