Sevilla merr vetëm 1 pikë ndaj Granadas

Sporti

Sevilla merr vetëm 1 pikë ndaj Granadas

Më: 19 prill 2015 Në ora: 22:00

Një barazim 1-1 që nuk i shërbeu askujt ai mes Granadas dhe Sevillas, me Diego Mainz që ishte protagonisti absolut i sfidës duke shënuar një gol dhe një autogol. Andaluzianët me këtë barazim nuk arrijnë të “mbërthejnë” në renditje Valencian e vendit të katërt ndërsa vendasit vazhdojnë të gjenden në zonën e ftohtë të renditjes që të con në Segunda Divizion. Sevija duket se ndjeu dhe lodhjen e mesjavës europiane dhe në minutën e 16-të u ndëshkua nga mbrojtësi i Granadas Mainz që shfrytëzoi një goditje këndi për të kaluar përpara të tijtë.

Superioriteti i Sevijas u konkretizua vetëm në minutën e 69-të, me Diego Mainz që ishte sërish protagonist vetëm se këtë herë e dërgoi topin në rrjetën e tij.

Andaluzianët në minutat e fundit patën në më shumë se një rast për të fituar ndeshjen por nuk u treguan të saktë duke dalë me një pikë nga kjo transfertë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat