Hamilton ngadhënjeu në Bahrejn

Sporti

Hamilton ngadhënjeu në Bahrejn

Më: 19 prill 2015 Në ora: 19:30

Lewis Hamilton dëshmoi superioritetin e tij dhe shënoi fitore të madhe. Kampioni në fuqi i botës, piloti i Mercedesit, Lews Hamilton, triumfoi edhe në Çmimin e Madh të Bahrejnit në Formula 1. Ai ngadhënjeu me kohë 1:35:05.809 orë, por një garë të jashtëzakonshme ka zhvilluar piloti i Ferrarit, Kimi Raikkonen, i cili dy xhiro para përfundimit i mori vendin e dytë gjermanit Nico Rosberg.

Piloti i Ferrarit, Sebastian Vettel, u rendit i pesti. Gjermani zhvilloi një garë të mirë deri në gjysmën e saj ku arriti ta kalojë në dy raste Nico Rosberg, por pas një gabimi doli nga pista dhe dëmtoi pjesën e parë të makinës, çka e detyroi të futej në bokse. Një garë të mirë zhvilloi edhe piloti i “Williams”, Valtteri Bottas që u rendit i katërti.

Pas kësaj fitoreje, Hamilton kryeson renditjen me 93 pikë, Nico Rosberg ka kaluar i dyti me 66 pikë, ndërsa në vendin e tretë me një pikë më pak renditet piloti i Ferrait, Sebastian Vettel. Në renditjen e konstruktorëve pas garës së katërt e kryeson Mercedes me 159 pikë, Ferrari 107, ndërsa Williams 61 pikë. Rezultatet: Lewis Hamilton 1:35:05.809, Kimi Raikkonen +3.38; Nico Rosberg +6.033 etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat