Aston Villa e befasoi Liverpoolin, kualifikohet në finale

Sporti

Aston Villa e befasoi Liverpoolin, kualifikohet në finale

Më: 19 prill 2015 Në ora: 18:36

Skuadra e Aston Villës e ka befasuar të dielën skuadrën e Liverpoolit, pasi e mposhti me rezultat 2-1 dhe në këtë mënyre e ka eliminuar nga FA Cup. Në fakt skuadra e Villas në finale të kësaj gare do të luajë ndaj skuadrës së Arsenalit.

Pas gjysme ore lojë Liverpooli shënoi më anë të Philippe Coutinho, por pas gjashtë minutash lojë rezultatin e barazoi lojtari kryesor i vendasve, Christian Benteke.

Më këtë rezultat u mbyll pjesa e parë e ndeshjes, kurse në pjesën e dytë vendasit shënuan edhe golin e dytë nëpërmjet Fabian Delph në minutën e 54. Në këtë mënyre Aston Villa u kualifikua në finale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat