Skuqet Behrami, Hamburgu në krizë

Sporti

Skuqet Behrami, Hamburgu në krizë

Nga: K.G. Më: 19 prill 2015 Në ora: 17:38

Mesfushori shqiptar, Valon Behrami, me skuadrën e Hamburgut, janë në pozitë shumë të vështirë. Behrami është ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 82-të, ndërsa skuadra e tij humbi në Bremen me rezultat 1:0 nga Werderi. Behrami shkaktoi penallti në minutën e 82-të, duke e rrëzuar Januzoviç, kur edhe u ndëshkua direkt me karton të kuq, ndërsa pas dy minute Santos qe i pagabueshëm dhe shënoi nga pika e bardhë për fitoren e bremenasve. Werderi është i shtati me 38 pikë, kurse Hamburgu i fundit me 25 pikë pas 29 javëve në Bundesliga I.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat