Jep dorëheqje Selimi, pa dëshirën e tij!

Sporti

Jep dorëheqje Selimi, pa dëshirën e tij!

Nga: K.G. Më: 19 prill 2015 Në ora: 17:26

Musa Selimi, jep dorëheqje nga posti i kryetrajnerit të Gjilanit, menjëherë pas humbjes me rezultat 2:1 nga Liria e Prizrenit, në ndeshjen e javës së 21-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll.

“Të nderuar ‘Skifterë’ , dhe futbolldashës të Gjilanit e më gjerë, ju njoftoj që unë Musa Selimi kryetrajner deri sot në KF Gjilani largohem nga klubi pa dëshirën time. Deri sot kam punuar me përkushtim duke u munduar të sjellë një frymë profesionale në klub dhe rezultate të cilat veç i patëm. Kam menduar që bashkë me bordin do ja dalim dhe do kemi synime të përbashkëta. Kam heshtur gjatë për të mirën e klubit dhe lojtarëve për shkak të mos organizimit të njerëzve (disa jokompetente dhe amatorë) brenda bordit, duke shpresuar që krahas sukseseve të klubit do të përmirësohen edhe këta njerëz.

Fatkeqësisht unë i kam paralajmëruar qysh para ndeshjes me Dukagjinin që nëse nuk ndërmerrni diçka në organizim më të mirë dhe në shlyerjen e borxheve do të kemi probleme dhe erdhi edhe loja derbi ku është premtuar në shlyerjen e borxheve ndaj meje dhe lojtarëve, kjo nuk ndodhi dhe pa dëshirën time jam i detyruar të largohem, duke mos mundur të jem bashkë me lojtarët që janë djem fantastik.

Uroj që Gjilani të ketë suksese, ka një publik të mrekullueshëm dhe fryme garuese brenda lojtarëve. Isha i detyruar të largohem për shkak të sedrës sime dhe profesionit që e ushtroj (duke mos lejuar që dikush të luaj me djersën dhe punën time si trajner (kërkoj ndjesë nëse dikë e kam lënduar me këtë vendim”, ka thënë Selimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat