Lila e Parma befasuan Empolin

Sporti

Lila e Parma befasuan Empolin

Nga: K.G. Më: 19 prill 2015 Në ora: 17:01

Parma dihet se ka humbur statusin në Serie A, megjithatë, po befason me lojëra të mira në javët e fundit. Ata si mysafir barazuan 2:2 me Empolin, në ndeshjen e javës së 31-të. Andi Lila luajti titullar deri në minutën e 69-të, duke treguar paraqitje të mirë për parmakët. Golat i shënuan për Empolin: Maccarone (2’), Tonelli (45’) dhe për mysafirët: Lodi (19’) e Belfodil (73’). Empoli renditet në vend të 15-të me 34 pikë, kurse Parma e fundit me 13 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat