Roma zhgënjeu

Sporti

Roma zhgënjeu

Nga: K.Goca Më: 19 prill 2015 Në ora: 16:55

Romës nuk po i shkon ashtu si dëshiron dhe barazimi me Atalantën pa dyshim është zhgënjyes edhe për tifozët e vet. Romakët barazuan me rezultat 1:1 me Atalantën, në ndeshjen e javës së 31-të në Serie A. Fillimisht dukej se Roma pa ndonjë mund do të del fitimtare, pasi kaluan qysh në minutën e tretë në epërsi me golin e kapitenit Francesco Totti dhe kështu nuk doli në fund. Atalanta si gjithmonë njihet si ekip që befason kur më së paku pritej, edhe barazoi rezultatin 1:1 në minutën e 23-të. Futbollisti Denis qe i pagabueshëm nga penalltia dhe ia solli një pikë të vlefshme e skuadrës së tij. Roma klasifikohet në vend të tretë me 58 pikë, kurse Atalanta është e 17-ta me 30 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat