Hetemaj standard në barazim me Udinesen

Sporti

Hetemaj standard në barazim me Udinesen

Nga: K.G. Më: 19 prill 2015 Në ora: 16:54

Futbollisti nga Kosova, Përparim Hetemaj, si gjithmonë standard në fanellën e Chievos, si vendas barazuan 1:1 me Udinesen. Pellissier në minutën e 29-të shënoi për epërsinë 1:0 te Chievos, mirëpo mysafirët duke iu falënderuar autogolit të Cesar në minutën 71-të, u kthyen me një pikë të rëndësishme. Hetemaj bëri lojë shumë të mirë, megjithatë, nuk ia dolën të dalin me tri pikë. Chievo është në vend të 13-të me 36 pikë dhe një më shumë se Udinese një pozitë më poshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat