Bayernit i rikthehet Schweinsteiger, Ribery nuk ia del

Sporti

Bayernit i rikthehet Schweinsteiger, Ribery nuk ia del

Më: 19 prill 2015 Në ora: 16:44

Pep Guardiola ka marrë një lajm të mirë dhe një të keq nga infermieria e Bayernit vetëm pak ditë para takimit të kthimin me Porton në cerekfinale të UEFA Champions League. Sipas trajnerit spanoll, Bastian Schweinsteiger mund të jetë i gatshëm për përballjen me portugezët, ndërsa Franc Ribery e ka thuajse të pamundur të riaftësohet në kohë nga dëmtimi që ka pësuar në kavilje. Arjen Robben, David Alaba, Mehdi Benatia dhe Javi Martinez do të jenë mungesa të sigurta të martën në “Allinaz Arena”, ndërsa në dyshim për probleme me stomakun është edhe Philip Lahm.

“Schwiensteiger mund të luajë, ai ndihet mirë fizikisht, ndërsa për Ribery kam shumë dyshime se mund të jetë gati për Porton. Të shohim sesi do të ndihet në fillim të javës.”

Përsa i përket gjendjes së Bernat, i cili u zëvendësua që në pjesën e parë në takimin e fituar 2-0 me Hofeinheimin, Guardiola sqaroi që e mori vendimin për ta nxjerë nga fusha për të parandaluar ndonjë problem të mundshëm fizik. Nërkohë në kampin bavarez të gjithë besojnë se mund ta përmbysin humbjen 3-1 me Porton. Guardiola e konsideron si finalen e sezonit, por për t’ia dalë mbanë sipas 44-vjecarit Bayerni duhet të bëjë nga ato paraqitjet që mbeten në kujtesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat