Partizani si Bayerni në çështjen mjekësore

Sporti

Partizani si Bayerni në çështjen mjekësore

Më: 19 prill 2015 Në ora: 16:24

Te Partizani si te Bayerni. Sigurisht nuk bëhet fjalë për ndonjë krahasim me nivelin apo ecurine e komponentë të tillë, pasi do të ishte një paralelizëm krejtësisht i ekzagjeruar, por për një cështje mjekësore. Nëse në skuadrën e Guardiolës një polemikë e tillë është duke u mbyllur pas dorëheqjes së mjekut Myller-Wolfhart dhe stafit mjekësor pasi u ngarkua me përgjegjësi për dëmtimet e shumta, në klubin e kuq një cështje në lidhje me mjekët sapo është hapur dhe ka të bëjë me Cuculin. Të kuqtë e përfunduan takimin e javës së 31 me Kukësin me 10 lojtarë, pasi mbrojtësi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në rastin e ndërhyrjes në penalltinë e Pejic. Në minutën e 50 të takimit Cuculi u dëmtua gjatë një kontakti në dyluftimin me Lushtakun. Në ndihmë të tij shkoi stafi mjekësor dhe 27-vjecari qëndroi disa minuta jashtë fushës për tu futur më pas sërish në lojë, por në ndërhyrjen e parë që bëri shkaktoi penalltinë që ngriu buzëqeshjen e të kuqve. A ishte Cuculi në gjendje për të vazhduar lojën apo duhej të zëvendësohej? Përgjigja e trajnerit Duro ka një adresim të qartë.

“Unë mora informacion nga mjekët për Cuculin dhe më thanë që nuk ka problem, kështu që futbollisti mbeti në lojë”.

Te Partizani ka një cështje, e ngjashme me atë të Bayernit. Duros ndërkohë i duhet ti bëjë llogaritë për ndeshjen e radhës me Teutën pa Cuculin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat