Kukësi “No Pejiç, No Party”

Sporti

Kukësi “No Pejiç, No Party”

Më: 19 prill 2015 Në ora: 16:23

Në dy javët e fundit Kukësi ka humbur kryesimin. Tani skuadra e Artim Shaqirit e projektuar dhe ndërtuar me një synim të vetëm, titullin kampion, gjendet në vendin e dytë me 3 pikë distancë ndaj Skënderbeut kryesues. Takimi i fundjavës së ardhshme në kampionat në ” Zeqir Ymeri”, pasi skuadrat të kenë përplasur sërish brirët më parë në Kupë në Korcë, do të vendosë shumë mbi fatin e dy pretendentëve kryesorë për titullin, por ndërkohë paradoksi i Kukësit qëndron te lidhja mes rezultatit dhe lojës. Deri para dy javësh, kur Kukësi ishte në krye akuza kryesore në drejtim të skuadrës verilindore ishte varësia totale nga Pero Pejic. Thënë shkoqur kritikat ishin se loja e Kukësit ishte thjesht pasim te Pejic dhe pastaj të gjithë në dorë apo më drejt në këmbët apo kokën e kroatit që në kuotën e 25 finalizimeve, ka shënuar më tepër se gjithë pjesa tjetër e ekipit, 48 janë në total finalizimet e Kukësit në kampionat. Justifikimi i Shaqirit ishte si në këtë pjesë të sezonit i intereson rezultatin ndërsa loja e bukur do të vinte. Paradoksalisht në takimin e fundit atë me Partizanin, trajneri i Kukësit u shfaq i kënaqur me lojën që zhvilloi skuadra e tij përballë të kuqve, duke evidentuar se Kukësi luajti në sulm dhe pati raste më konkrete, por këtë herë ishte i zhgënjyer me rezultatin. Loja apo rezultati? Në këtë pikë të sezonit padyshim që nëse do të zgjidhte Shaqiri do të preferonte pikët, por në fakt edhe pse i kënaqur me lojën ndaj Partizanit, performanca e Kukësit e pati një difekt, mungesën e finalizimit apo të goditjeve në katërkëndëshin e portës. Strumbullari gjithmonë mbetet Pejic, rivalët tani e kanë të qartë pikën e referimit dhe varësia ndaj kroatit nga një problem i bekuar rrezikon të kthehet në një problem fatal për skuadrën e Shaqirit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat