Manchester City triumfoi

Sporti

Manchester City triumfoi

Nga: K.G. Më: 19 prill 2015 Në ora: 16:22

Manchester City para shikuesve të vet me rezultat 2:0 gjunjëzoi ekipin West Ham në ndeshjen e javës së 33-të në Premier League. Futbollistët e skuadrës ‘milionere’ arkëtuan tri pikë të vlefshme dhe që ia shton gjasat në luftë për vend të dytë. Në minutën e 18-të, Collins duke tentuar ta pastrojë situatën shënoi autogol dhe e lë pa tekst portierin e tij. Ndërkaq, Sergio Aguero, një sulmues i palodhshëm në minutën 36-të, vulosi edhe fitoren e Cityt, e cila renditet në vend të katërt me 64 pikë, një më pak se Manchester Utd i treti dhe dy se Arsenali që klasifikohet i dyti, por ky i fundit ka një ndeshje më pak të luajtur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat