Për Trepçën nuk ka ditë të bardha

Sporti

Për Trepçën nuk ka ditë të bardha

Nga: K.G. Më: 19 prill 2015 Në ora: 16:07

Skuadra me renome Trepça nga Mitrovica sigurt po shkon drejt Ligës së Parë të Kosovës. Mitrovicasit pësuan humbje në Vushtrri me rezultat 2:1 nga kampioni në fuqi, Kosova. Vendasit nga minuta e 59-të luajtën pa një futbollist, kur Liridon Ahmeti u përjashtua me karton të kuq, por as kjo si ndihmojë Trepçës që të jetë më energjike. Daut Maxhuni realizoi në minutën e 45-të dhe Veton Shabani në atë të 54-tën për fitoren 2:0 dhe për mysafirët realizoi Bujar Rama (88'). Kosova është në vend të gjashtë me 36 pikë, kurse Trepça e fundit me 15 pikë. Për Trepçën nuk ka ditë të bardha dhe vazhdon me rezultate të zeza.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat