’89-shi mbushi me gola portën e Ferizajt

Sporti

’89-shi mbushi me gola portën e Ferizajt

Nga: K.G. Më: 19 prill 2015 Në ora: 16:01

Ferizaj pësoi humbje të rëndë në Mitrovicë me rezultat 4:0 nga Trepça ’89. Vendasit ishin me energjikë se mysafirët dhe pa mund të madh arkëtuan tri pikë që e mbajnë ende në luftë për titullin e kampionit. Afrim Tovërlani, kryetrajner i ’89-shit, që nga minuta e parë e deri në fund aplikoi lojë ofensive dhe nuk e kurseu rivalin, duke ia mbushur me gola portën. Trepça ’89 ishte më këmbëngulëse dhe me këto pikë shton presionin edhe për kryesuesin, Feronikelin. Blerand Kurtishaj shënoi dy gola (33’e 59’), pastaj Kreshnik Lushtaku (51’) dhe Berat Hyseni (69’). ’89-shi është në vend të pestë me 37 pikë dhe ka 20 më shumë se Ferizaj i parafundit (i 11-ti).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat