Prishtina shokon me barazim

Sporti

Prishtina shokon me barazim

Nga: K.G. Më: 19 prill 2015 Në ora: 15:57

Prishtina bën një hap fals në luftë për titullin e kampionit në elitën futbollit. Prishtina si vendas barazoi 0:0 me rivalin e vjetër, Vëllaznimin e Gjakovës, e cila ishte e vlefshme e javës së 23-të. Bardhekaltrit bënë lojë të dobët, ndërsa gjakovarët u mbrojtën mirë dhe nxorën një pikë të artë nga kryeqyteti. Prishtina bie në vend të tretë me 39 pikë dhe tani ngec me 9 pikë larg kryesuesit Feronikelit nga Drenasi, kurse Vëllaznimi është i teti me 27 pikë të grumbulluara. Prishtina shokoi me këtë barazim shikuesit e vet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat