Trajneri mbetet i shtrirë në fushë, qëllohet me shishe në Gjilan

Sporti

Trajneri mbetet i shtrirë në fushë, qëllohet me shishe në Gjilan

Nga: Kemajl Goca Më: 19 prill 2015 Në ora: 15:52

Ish-futbollisti i mirënjohur, Skënder Shengyli, kryetrajner i Lirisë nga Prizreni është qëlluar me shishe në fytyrë dhe raportohet se disa minuta mbeti i shtrirë c në fushë. Një shikues i pandërgjegjshëm i skuadrës së Gjilanit, hodhi një shishe me ujë në drejtim të Shengylit, duke i shkaktuar edhe lëndime në fytyrë seç merret vesh. Raportohet se është zbrazur tribuna nga është gjuajtur shishja me ujë, kurse Liria është në epërsi me rezultat 2:1, ndeshje e vlefshme e Ligës së Parë të Kosovës në futboll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat