Xhaka titullar, Baseli afër titullit

Sporti

Xhaka titullar, Baseli afër titullit

Nga: Kemajl Goca Më: 19 prill 2015 Në ora: 13:20

Baseli nuk njeh rival në elitën e futbollit zviceran. Kampioni në fuqi shënoi fitore si mysafir me rezultat minimal 1:0 në ballafaqim me Sionin. Futbollisti shqiptar, Taulant Xhaka, është paraqit titullar deri në minutën e 70-të, duke dëshmuar lojë shumë të mirë me bashkëlojtarë të tjerë. Embolo në minutën e 34-të ka qenë autor i golit të fitores. Këtë herë Baselit i ka munguar shënuesi më i mirë në ligë, Shkëlzen Gashi, për shkak se është i suspenduar shkaku i kartonit të kuq. Baseli është shumë afër titullit të kampionit, ku kryesojnë renditjen me 64 pikë pas 28 javëve të zhvilluara deri më tash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat