Gjimshiti e Zurich rrezikojnë vendin e katërt!

Sporti

Gjimshiti e Zurich rrezikojnë vendin e katërt!

Nga: K.Goca Më: 19 prill 2015 Në ora: 13:13

Skuadra e Zurich vazhdon serinë e rezultateve negative apo pësuan humbjen e pestë rresht në kampionatin zviceran. Zurich si vendas pësoi humbje me rezultat 2:1 nga St. Gallen, në takimin e javës së 28-të. Futbollisti shqiptar, Berat Gjimshiti, është paraqitur titullar, ndërsa Armando Sadiku nga minuta e 87-të, mirëpo nuk iu shkoi me St. Gallenin, që befasoi për të mirë dhe shton gjasat për vend të katërt. Etoundi në minutën e 32-të kaloi në epërsi Zurich, ndërsa Karanoviç me golat që realizoi në minutën e 73-të e 90-të, ia siguroi fitoren mysafirëve. Zurich me këtë humbje rrezikon vendin e katërt, ku tani kanë 41 pikë, sa ka edhe i pesti St. Gallen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat