N24.de shkruan për vizitën e Bach në Kosovë

Sporti

N24.de shkruan për vizitën e Bach në Kosovë

Më: 19 prill 2015 Në ora: 12:52

Vizita në Kosovë e presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), Thomas Bach, bëri jehonë të madhe. Bach është njeriu më i merituari që në dhjetor të vitit të kaluar Komitetit Olimpik të Kosovës iu hapen dyert në KON përkatësisht sportistëve që të garojnë në të gjitha garat ndërkombëtare. n24.de ka shkruar për njeriun e parë të KON që ka vizituar. Jo vetëm ky medium gjerman, por edhe shumë të tjerë kanë raportuar për pritjen e Bachut që iu është bërë nga presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, pastaj kryeministri Isa Mustafa.

“Kosova është anëtarësuar në dhjetor të vitit 2014 në KON. Prej 193 vendeve të OKB-së e njohin 110 pavarësinë e Kosovës, Serbia, Rusia e Kina refuzojnë me njohur. Në vizitën e Bachut në Serbi pak para se me shkuar Prishtinë, Divaci e ka kritikuar pranimin e Kosovës në KON; shkruan n24.de. Bach ka thënë për Kosovën se kur ka lindur fëmija më i ri i familjes olimpike në dhjetor të 2014, të gjithë ne jemi të interesuar që të shohim këtë fëmijë duke u rritur sa më shpejtë dhe sa më mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat