Rodgers: City dhe Chelsea 20 vite prapa nesh

Sporti

Rodgers: City dhe Chelsea 20 vite prapa nesh

Më: 19 prill 2015 Në ora: 11:00

Manchester City është duke pasur suksese viteve të fundi por kjo nuk është brengosëse për trajneri e Liverpoolit, Brandon Rodgers.
Numri një i të kuqve ka ironizuar me kampionin aktual të Anglisë që aktualisht është sipër Liverpoolit në tabelë.

“Nëse ju thoni se Manchester City është skuadër më e madhe se Liverpooli atëherë e keni gabim”.

“Në këtë moment, Manchester City është në një projekt mjaft të mirë. Është një skuadër e shkëlqyer që janë duke përgatitur një projekt të madh”.

“Sidoqoftë, Liverpooli dhe Manchester United janë dy skuadrat më të mëdha në këtë vend, ndërsa të tjerët janë duke luftuar që të jenë në këtë pozitë mbas 20 viteve tjera”, duke aluduar kështu dhe në skuadrën e Chelseat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat