Ronaldo: Do më pëlqente të luaja me Cristianon

Sporti

Ronaldo: Do më pëlqente të luaja me Cristianon

Më: 19 prill 2015 Në ora: 09:47

Legjenda e Brazilit, Ronaldo, ka zbuluar se nëse ai do të mund të luante përkrah ndonjë lojtari, ai do të ishte Cristiano Ronaldo.
Fenomeni në një deklaratë ka refuzuar që të krahasojë Messin me Ronaldon duke thënë se që të dy janë mjaft të mirë, por braziliani thekson se do të dëshironte të luante me Cristianon.

“Se do të mund të luaja diku në ditët e sotme? Unë do të dëshiroja të luaja me Ronaldon. Nuk është e mundur, por do ishte spektakolare”.

“Eshtë e mrekullueshme të shohësh se si ata (Ronaldo dhe Messi) luajnë dhe shënojnë gola. Më pëlqen që t'i shikoj që të dy duke luajtur dhe duke shënuar gola”, tha Ronaldo.

Përndryshe sipas fenomenti brazilian, tituli në La Liga do të vendoset për një fije floku krejt në fund.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat