James: Reali i brengosur për lëndimin e Modric

Sporti

James: Reali i brengosur për lëndimin e Modric

Më: 19 prill 2015 Në ora: 09:28

Sulmuesi i Real Madridit, James Rodriguez, ka pranuar se Real Madridi po brengoset për gatishmërinë dhe gjendjen e Luka Modric para duelit ndaj Atletico Madridit.
Modric u largua nga loja për shkak të dëmtimit në gju dhe ai është në dyshim të madh për ndeshjen vendimtare ndaj Atletico Madridit dhe madje edhe sfidën e ardhshme në La Liga.

“Ne jemi të brengosur për të, por shpresojmë se do të jetë në rregull”.

“Ai është lojtar i madh, ka një prekje të mrekullueshme dhe po shënon shumë gola”, u shpreh James.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat