Messi: Më kënaq fitorja më shumë se rekordi

Sporti

Messi: Më kënaq fitorja më shumë se rekordi

Më: 19 prill 2015 Në ora: 09:14

Lionel Messi ka prekur një tjetër rekord në karrierën e tij të madhe futbollistike.
Sulmuesi i Barcelonës me golin e mbrëmshëm në fitoren kundër Valencias, ka arritur në kuotën e 400 golave në fanellën e skuadrës katalonase.

Asi argjentinas përmes profilit të tij në Facebook, është shprehur i kënaqur me rekordin e ri, por ai mendon se më e rëndësishme ishte fitorja.

“Gjeja më e rëndësishme është fitorja duke fituar tri pikë në një ndeshje të vështirë”, ka shkruar katër herë fituesi i Topit të Artë.

Messi është në rrugë të mirë që në këtë sezon të garave të fitoj trofe të rëndësishme me “blaugranat” të cilat janë në garë që t’i fitojë tri trofetë e mëdha, La Ligën, Kupën e Mbretit dhe Champions Leaguen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat