CR7 ka realizuar 50 gola për pesë sezone radhazi

Sporti

CR7 ka realizuar 50 gola për pesë sezone radhazi

Më: 19 prill 2015 Në ora: 08:50

Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka shënuar 50 gola për pesë sezone me radhë – rekord që asnjëherë nuk është thyer në futbollin spanjoll.
Që prej transferimit të tij në Santiago Bernabeu ai u shndërrua në makineri golash. Golin e tij të 50-të për këtë sezon e realizoi mbrëmjen e kaluar kundër Malagas.

Tre herë fituesi i Topit të Artë humbi një penalti, por ia doli që në fund të realizonte një gol për t’ia siguruar fitoren Realit dhe atë që ishte goli i tij i 50-të sezonal.

Real Madridi vazhdon ndjekjen e Barcelonës në tabelë me dy pikë më pak se klubi katalanas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat