Real në ndjekje të Barcelonës

Sporti

Real në ndjekje të Barcelonës

Më: 18 prill 2015 Në ora: 22:23

Real Madridi ka regjistruar fitoren e katërt më radhë në La Liga, duke e mposhtur 3:1 në Santiago Bernabeu, Malagan.
Përkundër dominimit të ndeshjes, madrilianët jo rrallë herë u vunë në vështirësi, nga mysafirët.
Sergio Ramos shënoi golin e epërsisë për Realin, duke shënuar në minutën e 24’.
James Rodriguez e dyfishoi epërsinë, duke shënuar në minutën e 69’.
Juanmi në minutën e 71’, kthej shpresën te mysafirët, por në minutën e 92’, Ronaldo arriti të regjistrohet në listën e realizatorëve, duke shënuar golin e 39 këtë sezon me Realin.
Reali edhe me këtë fitore, mbetet në vendin e dytë me 76 pikë, dy më pak se Barcelona, që prinë me 78./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat