A do ta arrijë dikush? Messi shënoi golin e 400-të me Barcën

Sporti

A do ta arrijë dikush? Messi shënoi golin e 400-të me Barcën

Më: 18 prill 2015 Në ora: 22:19

Lionel Messi ka prekur një tjetër shifër rekorde me fanellën e Barcelonës – ai ka shënuar golin e 400-të në të gjitha garat me Blaugranët.
Argjentinasi shënoi golin e dytë në fitoren prej 2-0 kundër Valencias që ishte goli i tij i 278-të në La Liga, ndërkohë që 75 të tjerë i ka realizuar në Ligën e Kampionëve, 32 në Kupën e Mbretit, 10 në Superkupën e Spanjës, katër në Kupën e Botës për Klube dhe një në Superkupën e UEFA-s.

Messi është bërë golashënuesi më i mirë në histori të Barcelonës në marsin e vitit të kaluar kur e kaloi rekordin e Paulino Alcantaras prej 369 golash të shënaur në periudhën 1912-1927 kur ka luajtur për Barcën.

“Messi dhe sulmuesit tjerë treguan solidaritet me skuadrën. Ata na kanë dhënë atë që kërkojmë vazhdimisht. Ata na ndihmuan në mbrojtje”, ka theksuar trajneri Luis Enrique pas ndeshjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat