Josa e pranon: Ishim me fat ndaj Apolonisë

Sporti

Josa e pranon: Ishim me fat ndaj Apolonisë

Më: 18 prill 2015 Në ora: 22:19

Mirel Josa e nis me komplimenta për Apoloninë prononcimin pas ndeshjes së Korcës, por nga ana tjetër nuk i kurseu kritikat për individë të vecantë të formacionit të tij, madje duke e pranuar se fitorja e Skënderbeut erdhi me fat.

“Apolonia ishte vendosur shumë mirë në fushë dhe na la pak hapësira. Por me duhet të them se disa individë të skuadrës sime nuk ishin në nivelin që unë prisja. Mund të them se sot fituam me fat”.

Për Josën janë pikërisht sfida të tilla me skuadrat që luftojnë për mbijetesë të cilave Skënderbeu duhet t’ua ketë frikën.

“Unë nuk ua kam frikën skuadrave rivale, por kundërshtarëve më modestë që kanë objektiva të tjerë”.

I keqardhur nga rezultati, por jo nga loja e futbollistëve të tij, Artan Mergjyshi u shpreh se Apolonia meritonte të paktën një pikë në këtë transfertë të vështirë. Mërgjyshi edhe pas kësaj humbjeje shprehu rezervat përsa i përket gjykimit, pasi sipas tij Apolonia po paragjykohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat