Hamilton pa rivalë, i pari edhe në Bahrain

Sporti

Hamilton pa rivalë, i pari edhe në Bahrain

Më: 18 prill 2015 Në ora: 22:00

Lewis Hamilton me Mercedesin e tij që duket i një planeti tjetër arriti të siguronte pole positionin e katërt radhazi në Botërorin e Formula 1. Piloti britanik ishte më i shpejti në pistën e Bahrainit, të cilën e përshkoi për 1 minutë, 32 sekonda dhe 571 të mijtat. Pas Hamilton u rendit piloti gjerman i Ferrarit, Sebastian Vettel, i cili bëri tjetër mrekulli duke lënë pas pilotin tjetër të Mercedes, Nico Rosberg. Nga pozicioni i katërt do të niset Kimi Raikkonen, që mundi ta përshkonte pistën në një kohë më të shkurtër se dy pilotët e skuadrës Williams. Valtteri Bottas dhe Felipe Massa do të nisen para Red Bullit të Daniel Ricciardo Force India të Nico Hulkenberg.

Vettel edhe pse do të niset nga pozicioni i dytë në cmimim e madh të Bahrainit, ka mundësi reale për ta përfunduar i parë garën, duke patur në krah edhe edhe Kimi Raikkonen, që mund të shfrytëzojë dobësitë që po shfaq Rosberg për të tentuar podiumin. Jep sinjale pozitive Fernado Alonso që do të niset nga vendi i 14-të, ndërsa vazhdon kalvari për McLaren me Button që do të pozicionohet i fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat