Berisha e ‘çmonton’ Yllin

Sporti

Berisha e ‘çmonton’ Yllin

Më: 18 prill 2015 Në ora: 21:50

Sigal Prishtina e ka fituar me lehtësi ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër KB Golden Eagle Yllit me rezultat, 108-90, pas një super-performance të Dardan Berishës.
Bardhekaltërit e nisën furishëm takimin, ndërsa Dardan Berisha tregoi se është në formë të lartë me 19 pikë të shënuara vetëm në çerekun e parë.

Edhe pse skuadra e Yllit nuk kishte lojtarë të kalibrit të Sigal Prishtinës, ata luftuan me mish e me shpirt për çdo top. Sidoqoftë, Bardhekaltërit e mbyllën pjesën e parë me nëntë pikë epërsi, 54-45.

Në pjesën e dytë, Ylli u tregua skuadër më e mirë se Prishtinasit që tërë lojën e bazonin te Dardan Berisha dhe çereku i tretë përfundoi me rezultat 79-71.

Sidoqoftë, Bardhekaltërit e shuan tërësisht euforinë e basketbollistëve të Yllit duke i shkelur ata në çerekun e katërt, si me lojë, ashtu edhe me pikë.

Më i dalluari në këtë ndeshje padyshim se ishte Dardan Berisha i cili bombardoi me nëntë trepikësha, ndërsa në total realizoi 33 pikë dhe 8 asistime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat