Shaqiri: Do ta mposhtim Milanin

Sporti

Shaqiri: Do ta mposhtim Milanin

Më: 18 prill 2015 Në ora: 15:23

Superylli shqiptar, Xherdan Shaqiri, ka siguruar tifozët se ai dhe ekipi i Interit do të bëjnë të pamundurën për t'i bërë ata të lumtur duke mposhtur Milanin në derbin më të madh lokal në botë.

Interi dhe Milani do të përballen të dielën në atë që vazhdon të konsiderohet, edhe pse i ka humbur hija – derbi më i madh në botë – derbi i Madonninës.

Dhe, Shaqiri i pyetur nga gazetarët rreth kësaj ndeshje monumentale, shprehet mjaft i emocionuar.

“Ekziston një disponim tejet pozitiv. Tensioni po ngritet dhe ju ndjeni se ekziston një atmosferë më ndryshe përreth qytetit”.

“Ne e dimë se është një ndeshje vitale dhe një dëshirë e madhe për të fituar. Stadiumi do të jetë i mbushur përplot dhe është derbi im i parë”.

“Unë po pres një mbrëmje të mrekullueshme dhe ne duam që tifozët tanë t'i bëjmë të lumtur duke mposhtur Milanin”, ka deklaruar Shaqiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat