Ronaldinho: Ja kur do të pensionohem

Sporti

Ronaldinho: Ja kur do të pensionohem

Më: 18 prill 2015 Në ora: 13:23

Ylli brazilian Ronaldinho ka bërë të ditur se nuk mendon të pensionohet në fund të këtij sezoni, por dëshiron të luajë futboll edhe për shumë vite tjera.

Ylli brazilian Ronaldinho ka mohuar spekulimet se do të pensionohet pas përfundimit të këtij sezoni në Kampionatin meksikan.

Futbollisti i Queretaros është i vendosur të vazhdojë të luajë futboll.

“Nuk mendoj të pensionohem, shpresoj të kalojë edhe shumë vite të tjera në futboll”, deklaroi Ronaldinho gjatë një konference për shtyp.

“Dua të vazhdoj të luaj përderisa ndihem se mund të jem konkurrent. Andaj, kështu dua të kaloj në fushë edhe shumë vite të tjera. Nuk do të pensionohem pas përfundimit të sezonit, jam i lumtur këtu”, u shpreh ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat