Barcelona pa Iniestën kundër Valencias

Sporti

Barcelona pa Iniestën kundër Valencias

Më: 18 prill 2015 Në ora: 12:56

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta nuk është ftuar për ndeshjen e sotme kundër Valencias në Camp Nou.

Lëndimi që pësoi në ndeshjen kundër Paris Saint-Germain në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, e ka lënë Andres Iniestan jashtë ekipit të Barcelonës për ndeshjen e sotme kundër Valencias në Camp Nou.

Ylli spanjoll u dëmtua në pjesën e dytë të ndeshjes në Parc des Princes, por pritet të rikuperohet për takimin e javës së ardhshme.

Ekipi: Bravo, Ter Stegen, Adriano, Mathieu, Piqué, Bartra, Busquets, Xavi, Rafinha, Sergi Roberto, Rakitic, Pedro, Neymar, Messi, Luis Suárez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat