Bach vjen me premtim të madh

Sporti

Bach vjen me premtim të madh

Më: 18 prill 2015 Në ora: 12:06

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, ka bërë një premtim të madh gjatë vizitës së tij në Kosovë.

Bach deklaroi se ai personalisht do t’ia jap medaljen e parë olimpike sportistit nga Kosova .

Bach erdhi dje në Kosovë, teksa do të qëndrojë edhe sot në vendin tonë, para nisjes për në SportAccord.

“Kur ne flasim me sportistët dhe liderët politikë, ne e dimë se kemi marrë vendimin e drejtë”, u shpreh Bach rreth pranimit të Kosovës në organizatën që ai e drejton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat