Kroos ka frikë nga Atletico

Sporti

Kroos ka frikë nga Atletico

Më: 18 prill 2015 Në ora: 11:21

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos ka pranuar se rezultati 0:0 në ndeshjen e parë çerekfinale kundër Atletico Madridit është i rrezikshëm për skuadrën e tij.

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos ka thënë se rezultati 0:0 nga dueli i parë e lë skuadrën e tij në pozitë të rrezikshme në ndeshjen e kthimit ndaj Atletico Madridit.

Dy gjigantët nga Madridi luajtën pa gola në Vicente Calderon në takimin e tyre të parë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Dhe, Kroos është i vetëdijshëm se rregulla e golit si mysafir, do të paraqet rrezik për skuadrën e tij.

“Kemi mundur të fitojmë ndeshjen ndaj Atleticos”, deklaroi Kroos për të përditshmen sportive madrilene “AS”.

“Por, rezultati 0:0 është i rrezikshëm për shkak të rregullës së golit si mysafir”, u shpreh ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat