Shala afër rikthimit, stërvit me maskë në fytyrë (Foto)

Sporti

Shala afër rikthimit, stërvit me maskë në fytyrë (Foto)

Më: 18 prill 2015 Në ora: 10:55

Herolind Shala vazhdon të mbetet jashtë skuadrës së Spartës së Pragës për shkak të lëndimit.

Djaloshi 22-vjeçar është afër rikthimit dhe po vazhdon të punoj fuqishëm për një gjë të tillë.

Talenti i Kombëtares së Shqipërisë pritet t’i rikthehet fushës së blertë javën e ardhshme ndërsa ka postuar një foto në faqen e tij zyrtare ku shihet me një maskë në fytyrë.

“Duke u stërvitur që të rikthehem sa më shpejtë nga lëndimi. Faleminderit për përkrahje. ‪#‎HS10‬”, shkroi Shala në faqen e tij në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat