Mustafi, rrezik për Barcelonën

Sporti

Mustafi, rrezik për Barcelonën

Më: 18 prill 2015 Në ora: 10:43

Barcelona pret Valencian sot në Camp Nou në duelin e radhës në La Ligë, dhe shumë të rëndësishëm në garë për titull. E rrezik për gjigantin katalan do të paraqet edhe mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi.

Një futbollist shqiptar mund ta lë Barcelonën pa e fituar titullin e kampionit në La Ligë.

Shkodran Mustafi do të luajë nga minuta e parë për Valencian në ndeshjen në Camp Nou kundër gjigantit katalan.

Kurse, e përditshmja sportive madrilene “Marca” e ka veçuar Mustafin si futbollistin që mund t’i krijojë telashe Barcelonës.

“Mustafi do të jetë një prej atyre futbollistëve që do të paraqet rrezik për Barcelonën në lojën në ajër”, shkruan ajo.

Se a do të dalë kështu, mbetet të shihet në duelin që do të fillojë në ora 16:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat