Torres: Fat që kam luajtur me Gerrardin

Sporti

Torres: Fat që kam luajtur me Gerrardin

Më: 18 prill 2015 Në ora: 09:13

Sulmuesi i Atletico Madridit, Fernando Torres, ka deklaruar se ndihet me fat që ka pasur rastin të luajë më kapitenin e Liverpoolit, Steven Gerrard.

Mesfushori anglez në fund të këtij sezoni do të largohet nga “Anfield” për të kaluar në futbollin amerikan. Torres për disa sezona bashkë me Gerrardin ka qenë pjesë e “The Reds”.

Sulmuesi spanjoll mendon se Gerrard është lojtari më i mirë që ai ka pasur rastin të luajë.

“Unë kam qenë me fat të madh që kam luajtur me shumë lojtarë të mëdhenj në karrierën time, por unë mendoj se ai ishte më i mirë që kam pasur rastin të luajë”, tha Torres.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat