Louis van Gaal: Giggs si Mourinho

Sporti

Louis van Gaal: Giggs si Mourinho

Më: 18 prill 2015 Në ora: 08:36

Menaxheri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal beson se Ryan Giggs ka të njëjtat cilësi të trajnerit me Jose Mourinhon.

Uellsiani vendosi që të pensionohej verën e kaluar dhe u bë asistent i parë i menaxherit Van Gaal në Old Trafford.

Derisa Giggs vetëm pesë ndeshja ka shijuar postin e trajnerit, Van Gaal beson se dora e tij e djathtë është duke mësuar shumë nga ai dhe ka thënë se legjenda e klubit ka mentalitet të njëjtë si Mourinho.

“Duhet të pranoj se nuk mund ta imagjinoja kur e pyeta Ryanin që të bëhet asistenti im. Ai punon shumë”, ka thënë Van Gaal.

“Ai lexon ndeshjet si Jose Mourinho, por të menaxhoni një grup duhet të punoni shumë se unë them se ai është duke mësuar shumë shpejt”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat