Enrique: Valencia, ndeshje shumë e vështirë

Sporti

Enrique: Valencia, ndeshje shumë e vështirë

Më: 18 prill 2015 Në ora: 06:54

Luis Enrique thotë se ndeshja e të shtunës ndaj Valencias do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, pasi skuadra rivale është ndër më të mirat në ligë.

Katalanasit janë në avantazh prej dy pikësh në tabelë ndaj Real Madridit dhe një barazim ose disfatë në ndeshjen e radhës do të thotë se ata mund ta humbin avantazhin.

“Është një prej shtatë ndeshjeve kyçe, pa dyshim. Ata janë në shpërthim dhe kanë një dinamikë spektakolare”, ka thënë trajneri për AS.

“Ata janë një prej më të mirëve në ligë dhe punojmë shumë mirë. Ata janë shumë të mirë në mbrojtje dhe të rrezikshëm në sulm. Do të jetë vështirë”.

“Për mua ndeshja ndaj Paris Saint-Germain nuk ekziston. Është Valencia. Kur të vijë e marta, do të flas, pasi rezultati kundër PSG është i mirë, por nuk është definitiv”.

“Është e qartë se Valencia është e pushuar pasi ata luajë një ndeshje në javë. Mendoj se ata më parë do të luanin tre. Ne jemi mësuar me këto cikle të shkurtëra”, ka shtuar Enrique.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat