Lopetegui refuzon Realin

Sporti

Lopetegui refuzon Realin

Më: 17 prill 2015 Në ora: 23:34

Trajneri i Portos thotë se nuk ka interesim për të marrë drejtimin e Real Madridit.

Një nga trajnerët më të mirë të këtij stinori në Evropë, Julen Lopetegui, nuk dëshiron të mendojë për thashethemet që e lidhin me Real Madridin.

Lopetegui po flitet si njëri nga emrat që mund ta zëvendësojnë italianin, Carlo Ancelotti.

“Nuk ka interesim për këtë gjë. Unë jam shumë i lumtur që jam trajner i Portos”, u shpreh Lopetegui.

“Ndihem i lumtur që jam duke udhëhequr një projekt 3-vjeҫar. Ndihem për mrekulli në këtë skuadër”, u shpreh trajneri i Portos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat